Nga programet për bashkëpunim në sferat e arsimit dhe shëndetësisë që sot janë nënshkruar në Zagreb, përfitime do të kenë qytetarët nga të dy shtetet, vlerëson ministrja e Arsimit dhe ministri i Shëndetësisë, Vesna Janevska dhe Arben Taravari.
Programi katërvjeçar në fushën e arsimit ka të bëjë me të gjitha nivelet e arsimit dhe me të studentët nga të dy vendet kanë mundësi të mësojnë dhe të studiojnë në të njëjtat kushte si qytetarët e atij vendi.
“Sigurojmë bursa gjashtëmujore dhe 24 mujore për të rinjtë deri 26 vjeç, të cilët do të angazhohen në shkencë. Nuk është harruar as gjuha maqedonase, as kroate, gjegjësisht do të sigurojmë bursa për kroatët që do të mësojnë gjuhën maqedonase në seminarin në Ohër dhe maqedonasit, të cilët do të mësojnë gjuhën kroate në seminarin e tyre”, thotë ministrja e Arsimit, Janevska në një deklaratë për media.
Në fushën shëndetësisë, krahas edukimit të specialistëve tanë në Kroaci dhe shkëmbimit të përvojave dhe njohurive, theks i veçantë i kushtohet transplantit.
“Transplantimi në Maqedoni, veçanarisht i veshkave, po punohet qe 70 vite, por vitet e fundit duket se ka ngecur. Nuk bëhet fjalë vetëm për shkëmbimin e përvojave në fushën e transplantimit të organeve të ndryshme, kështu që mund të mendojmë për këtë program nëse eventualisht kemi një pacient në listën e pritjes, për ta marrë nga Kroacia apo jashtë saj. Jam dakord që edhe në Maqedoninë e Veriut po rritet vetëdija për transplantin dhe kjo është për t’u përshëndetur”, deklaroi Taravari.
Marrëveshjet u nënshkruan në prani të kryeministrave Hristijan Mickoski dhe Andrej Plenkoviq, të cilët sot patën një takim tet e tet, pasi kryeministri Mickoski para ndërtesës së Qeverisë u prit me nderimet më të larta shtetërore.
Mickoski, i cili është në vizitën e tij të parë zyrtare në Kroaci, u takua me presidentin Zoran Milanoviq dhe me nënkryetarin e Kuvendit të Kroacisë, Zheljko Reiner.
Maqedonia e Veriut dhe Kroacia nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi për shëndetësi dhe arsim appeared first on Telegrafi.