Nëse vendet e Bashkimi Evropian po përjetojnë rritje numrit të banorëve dhe të dendësisë së popullsisë, sidomos nëpër kryeqendra, vendet e Ballkanit po e reduktojnë në kontuinitet dendësinë e përgjithshme të popullsisë. Sipas një publikimi të fundit të Eurostat, vërehet se në vendet e rajonit është rritur përqendrim i popullsisë në kryeqytete, ndërsa totali është ulur. Nëse dendësia e përgjithshme e Maqedonisë së Veriut në vitin 2016 ishte 83 banorë në kilometër katrorë tani është 10 për qind më e vogël, me ndryshimin se Shkupi është një kryeqytetet që ka shtuar numrin e banorëve të saj. Sipas një publikimi të fundit nga Eurostat, Maqedonia renditet në vendin e 27 në Evropë sa i takon dendësisë së popullsisë për kilometër, nga 37 shtete që raporton gjithsej Eurostat. Ose e treta në rajon, pas Shqipërisë (99 banorë për një kilometër katror) dhe Serbisë (90.5).
Rajoni i Shkupit, një prej tetë rajoneve të vendit ka numrin më të madh të banorëve (607.307 ose 33.04 për qind të popullsisë), megjithëse është më i vogël nga sipërfaqja ( 7.3 nga territori i përgjithshëm), ka dendësinë më të lartë – 334.99 banorë në një kilometër katror, ose 5 për qind më shumë sesa viti 2002.
Nga ana tjetër, reduktimin më të madh të popullsisë e ka rajoni i Pollogut, me një humbje prej mbi 52 mijë banorësh, ndërsa renditet e dyta sa i takon dendësisë me 104.1 banorë në kilometër katror. Rënien më të madhe të popullsisë e mban qyteti i Gostivarit me mbi 22 mijë banorë më pak. Po ashtu edhe rajoni Jugperëndimit, ka humbur mbi 44 mijë banorë. Kërçova konsiderohet si një prej komunave me humbje absolute në shifra të banorëve të saj – mbi 17 mijë banorë, ose 30 për qind të popullsisë. Po ashtu qytete si Struga, kanë humbur me nga mbi 12 mijë banorë (25.6 banorë për kilometër katror ), apo Dibra me mbi 21 për qind banorë më pak.
Sipas Eurostat, dendësia e popullsisë në BE varion nga 18 në 1.693 njerëz për km². Ndonëse në rajon, Maqedonia e Veriut renditet e treta, sërish treguesi është shumë më i ulët se në vendet e tjera, sidomos kryeqytetet e mëdha. Rekordin e mban Parisi me 20.5 mijë banorë që jetojnë në një kilometër katror.
Në qendër të Athinës, densiteti është 11.3 mijë banorë, në Bruksel 7.7 mijë, në Vjenë gati 5 mijë. Në Romë ka 799 banorë për kilometër katror, në Madrid 855. Në Stamboll jetojnë rreth 3 mijë persona në një sipërfaqe prej një kilometër. “Krahasuar 2022 me 2002, ka pasur një rritje të densitetit të popullsisë në 18 nga vendet e BE-së, me rritjen më të madhe në Maltë (nga 1255 në 1693 persona për km²), Luksemburg (nga 173 në 253) dhe Belgjikë (341 në 384). Ndërsa vendet si Rumania (95 me 81) dhe Bullgaria (71 me 60) patën rëniet më të mëdha. Mesatarisht në BE, dendësia e popullsisë u rrit nga 105 persona për km2 në 109 gjatë kësaj periudhe”, thuhet në raportin e Eurostat. Rekordin në Evropë e mbajnë Malta (1693), Holanda (518), Belgjika (384), Mbretëria e Bashkuar (275) dhe në fund të listës është Islanda, ku gjen vetëm 3.8 banorë në një kilometër katror. (koha.mk)
Maqedonia e 27-ta për nda dendësia e popullsisë appeared first on Telegrafi.