Gjysma e këtij dyqani që sot shërben vetëm për shitjen e çantave nga jashtë, më herët ka qenë punëtori. Familja Idriz nga Shkupi, që nga vitet e 60-ta është marrë me prodhimin e çantave, por për shkak të mungesës së punëtorëve ata kryesisht merren me shitblerjen e tyre. Faredin Idriz, thotë se të rinjtë më nuk po preferojnë që të marrin zanate dhe me këtë punë aktualisht po merret vetëm ai bashkë me vëllezërit.
“Kemi pas punëtorë, kemi pas punëtorë dikund 5-6 punëtorë, 3 çirakë, prodhimi ka qenë minimum 30-50-60 varet prej modelit. Tani për tani nuk ka më shumë se 5 copë, maksimalisht 10 copa mund të prodhosh në ditë. Edhe atë nuk e kemi për dit prodhimin, varet në javë dy-tre herë sipas nevojës. Rinia momentalisht për me marrë zanat, nuk vjen asnjëri për të marrë zanat”, tha Faredin Idriz, prodhues çantash.
Idriz thotë se fati i njejtë po i përcjell pothuajse të gjitha zanatet, ndërsa nënvizon se zanatçinjtë nuk kanë përkrahje nga shteti.
“Momentalisht jo vetëm zanati i çantave, të gjitha zanatet e tjera këtu, shumica e esnafëve të vjetër, dalëngadalë kah fundi janë, sepse rinia, nuk e di përse rinia nuk vijnë të marrin zanat, asnjë. Të gjithë që vijnë menjëherë dëshirojnë të dalin jashtë. Domethënë dalëngadal vetëm vetë që kemi mbet jemi duke prodhu diçka edhe ato janë kah fundi. 90 përqind kanë nis më shumë tregti me bë, se nuk po arrihet…. Edhe panairi u mbyll, u hapën shumë qendra tregtare, dalëngadalë edhe shteti si shtet te ne, për zanaçinjtë nuk ofron asnjë subvencion”, shtoi ai.
Zanatçinjtë thonë se një tjetër faktor që ndikon në uljen e prodhimeve vendore është çmimi i ulët i mallrave që vijnë nga jashtë, që e bën të pafavorshëm prodhimin, pasi konsumatorët kanë më shumë llogari të blejnë mallin e gatshëm sesa të prodhojnë këtu./Alsat.mk
Maqedoni, zanatçinjtë heqin dorë nga prodhimi vendor appeared first on Telegrafi.