Autoritetet presin rritje të rasteve me grip, ndërsa kulmi pritet në mes të shkurtit. Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë për nxënësit dhe shoqërimi i personave në ambiente të mbyllura për shkak të temperaturave të ulëta janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në rritjen e rasteve gjatë kësaj periudhe.
“Çdo vit rritet numri i të infektuarve me grip deri në mes të shkurtit, kur pritet kulmi. Kështu është prej vitesh. Kulmi është në gjysmën e dytë të shkurtit. Shifrat do të vazhdojnë të rriten, por në krahasim me vitet e kaluara nuk ka asnjë ndryshim në krahasim me atë se si është tani. Madje nëse e krahasojmë me vitin e kaluar, këtë vit situata me personat e prekur nga gripi është disi më e mirë. Fakti që do të rritet numri i të infektuarve nuk varet vetëm nga shkollat, e tillë është dinamika e rritjes së numrit të të sëmurëve me grip, sqaroi për MIA-n, zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zllate Mehmedoviq.
Mehmedoviq rekomandon që fëmijët që tashmë kanë shfaqur simptoma të ngjashme me gripin të izolohen dhe të mos shkojnë në shkollë.
Sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, nga data 6 deri më 12 janar janë raportuar 1053 raste të raportimeve në grup të personave të prekur nga gripi dhe sëmundje të ngjashme, ose 3,2 herë më shumë krahasuar me javën e kaluar.
“Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më efektive kundër kësaj sëmundjeje. Instituti i Shëndetit Publik rekomandon vaksinimin e të gjithë popullsisë, veçanërisht të personave që i përkasin të ashtuquajturave grupe të rrezikut sipas rekomandimeve të OBSH-së: personat mbi 65 vjeç, fëmijët nga gjashtë deri në 59 muaj, personat mbi gjashtë muaj me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe punonjësit shëndetësor”, nënvizojnë nga Instituti.
Deri në javën e dytë të vitit 2025, në vend janë vaksinuar gjithsej 72,318 persona me vaksinë falas ose komerciale kundër gripit.
Maqedoni, priten rritje të rasteve të gripi, posaçërisht në mes të muajit shkurt appeared first on Telegrafi.