Maqedonia e Veriut vazhdon të përballet me përqindje të ulët të fëmijëve të imunizuar me vaksinën kundër fruthit. Mjeku Zllate Memedovi¬ç tha për Alsat se pavarësisht përpjekjeve të shumta, shumë prindër nuk binden të vaksinojnë fëmijët e tyre me vaksinën MRP. Memedoviç kujtoi se momentalisht të vaksinuar janë 73% e fëmijëve të moshës një vjeçare.
“Përqindja e vaksinimit me vaksinën MRP është e ulët për dozën e parë që pranohet në moshën një vjeçare. Mendoj se është rreth 73% sipas informacioneve të fundit që unë kam. Që mos të kemi mundësi të krijohen kushte për epidemi në Maqedoni është e nevojshme që së paku 95% të jenë të vaksinuar. Prandaj, apeloj që mos t’i dorëzojmë fëmijët sëmundjeve por ta parandalojmë gjithë atë që mund ta ndalojmë me vaksinim”, tha Zllate Memedoviq, Komisioni për sëmundje infektive.
Mjeku Memedoviç tha se një pasqyrë krejt tjetër paraqitet me kollën e mirë. Nga muaji janar e deri më tani, Memedoviç tha se janë aplikuar 60 mijë vaksina ndërsa 10 mijë të tjera pritet të aplikohen së shpejti.
“Nëse shikojmë nga prizmi i këtyre të dhënave atëherë mundësia se do t’i jepet fund epidemisë me pertusis ose kollës së mirë është në një periudhë të afërt është reale të pritet. Për momentin nuk ka nevojë për shqetësim ose panik për atë se çfarë po ndodhë në vend kur bëhet fjalë për sëmundjet infektive. Për momentin, të gjitha ato sëmundjet infektive që ndiqen nga Instituti i Shëndetit Publik nuk tregojnë në atë se kemi rrezik nga sëmundjet infektive tashmë ekzistuese të cilat mundë të kërcënojnë shëndetin publik”, shtoi Zllate Memedoviq, Komisioni për sëmundje infektive.
Mirëpo, Memedoviç kujton se nëse jo nga vendi nga jashtë ekziston rreziku për transmetimin e sëmundjeve infektive për shkak të lëvizjeve të shumta nga një shtet në një shtet tjetër. Prandaj Memedoviç kujton se duhet të respektohen rekomandimet për vaksinim dhe ngritjen e vetëdijes së prindërve./Alsat.mk
Maqedoni, numri i fëmijëve të vaksinuar kundër fruthit vazhdon të jetë shumë i ulët appeared first on Telegrafi.