Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në tremujorin e parë të vitit 2024, popullsia aktive në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 788.909 persona, prej tyre 687.351 janë të punësuar, ndërsa 101.558 janë të papunë.
Nga popullsia aktive 463.454 janë burra ndërsa 325.455 janë gra. Të punësuar janë 399.162 burra kurse 288.189 gra.
Të papunësuar janë 64.292 burra kurse 37.266. Shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 52.1, shkalla e punësimit është 45.4, derisa shkalla e papunësisë është 12.9.
Ndryshe, popullsia joaktive është 726.694 prej të cilëve 281.685 janë burra dhe 445.009 gra.
Maqedoni, mbi 100 mijë persona të papunë appeared first on Telegrafi.