Nxënësit të cilët sot u futën në provimin e e dytë ekstern të maturës shtetërore (anglisht dhe matematikë) e kanë shpërndarë sërish provimin në grupet e Viberit, transmeton Portalb.mk. Rastin e konfirmoi drejtoresha e Qendrës Shtetërore për Provime, Biljana Mihajllovska.
“Kësaj radhe grupi në Viber i anglishtes kishte tre mijë nxënës, nuk e di nëse janë të gjithë studentë sepse edhe ne ishim pjesë e atij grupi. Grupi i matematikës rreth 300-400 përdorues”, deklaroi Mihajllovska.
Nxënësit që fotografuan provimet, të cilëve iu gjetën telefonat dhe që u gjetën me emër e mbiemër nga grupet Viber, u hoqën nga provimi.
Po ashtu, Mihajllovska informoi se në shkollën e mesme “Mirko Mileski” në Kërçovë, prindi i një nxënësi të larguar nga provimi shtetëror për shkak të posedimit të telefonit, verbalisht i ka sulmuar vëzhguesit e Ministrisë së Arsimit dhe Byrosë për Zhvillimin e Arsimit.
Kujtojmë që javën e kaluar, maturantët shpërndanë në grupet e Viberit provimin e gjuhës maqedonase.
Maturantët që nuk do të kalojnë maturën shtetërore në sesionin e qershorit do të mund të regjistrohen në sesionin e gushtit kur do të jepen dy provimet e jashtme në datat 12 dhe 14 gusht 2024.
Maqedoni, maturantët sërish e kanë shpërndarë provimin nëpër grupet në viber appeared first on Telegrafi.