Duke pritur rezultatet finale që do të dalin pas rivotimit më 22 maj në shtatë vendvotime, koalicioni VLEN dhe koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM vazhdojnë negociatat për formimin e Qeverisë dhe ndarjen e resoreve.
Dy taboret presin që të rrisin numrin e deputetëve, VLEN nga 13 të bëhet me 14 deputetë nëse thellojnë fitoren në vendvotimin 2101 në Zhelinë, e OBRM-PDUKM nga 58 të arrijë në 61. Siç njoftoi dy ditë më parë kreu i OBRM-PDUKM-së Hrisitjan Mickoski, po zhvillohen bisedime me deputetë të partive tjera që t’i bashkangjiten OBRM-PDUKM-së.
“Po, mund të them se si OBRM-PDUKM dhe si koalicion “Maqedonia jote” po i përmbyllim negociatat me disa prej deputetëve të cilët nuk janë pjesë e koalicionit “Maqedonia jote”. Mund të them se në këtë moment me sukses kemi konsoliduar 61 deputet”, tha Hristijan Mickoski – Kryetar I OBRM-PDUKME-së.
Në media flitej që Monika Zajkova nga PLD dhe dy deputetët Goran Misovski e Sonja Mirakovska nga PRSD janë tre deputetët të cilët do të rumbullakësojnë 61 deputetëshin e koalicionit të OBRM-PDUKME-së, mirëpo të njejtët demantuan një gjë të tillë. Si Zajkova ashtu edhe Misovski, thanë se do të qëndrojnë në opozitë dhe nuk janë në bisedime me OBRM-PDUKME-në. Zajkova madje pret që pas rivotimit më 22 maj, të fitojë edhe një deputet në zonën pesë. Nëse koalicioni I LSDM-së fiton 110 vota më tepër se sa nga zgjedhjet e 8 majit, atëherë në vend të Ismail Jahoskit nga Fronti Europian deputet do të bëhet Bobi Mojsoski nga PLD./tv21/
Maqedoni, a do të arrihet shumicë e re me 80 deputetë? appeared first on Telegrafi.