E mërkura e ardhshme (23 tetor) do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e RMV-së. Kështu njofton Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinis. Të mërkurën do të shënohet Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase.

“Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë njofton se në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 21/98 dhe 18/07), 23 tetor 2024 (e mërkurë), Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

“Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë uron qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut për Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

 

Maqedoni, 23 tetori ditë jo pune për të gjithë qytetarët appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version