Zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska Madiq pati fjalën e saj edhe në ditën e dytë të konferencës ndërkombëtare, e cila po mbahet në Zagreb, “E ardhmja e zgjerimit të BE-së: Drejtësia dhe të drejtat themelore”.

Duke folur për korrupsionin, Madiq theksoi se parandalimi efikas dhe lufta kundër korrupsionit nënkupton mbrojtjen e interesit publik dhe të vlerave të shoqërisë demokratike, e për këtë qëllim edhe forcimin e integritetit në institucione.

“Është me rëndësi parësore sigurimi i kushteve për forcimin e integritetit të faktorit njeri në gjyqësor, prokurorinë publike dhe forcimin e sistemit të llogaridhënies dhe transparencës, në përputhje me parimet e sundimit të ligjit. Prandaj, është e nevojshme të ndiqen me kujdes rreziqet për paraqitjen e korrupsionit, të zbatohen në mënyrë proaktive aktivitetet për parandalimin e korrupsionit dhe të zbatohet politikë e pakompromis të shtypjes së korrupsionit”, tha Madiq.

Kompleksiteti dhe sofistikimi i formave moderne të korrupsionit, të zhvilluara si rezultat i zhvillimit social dhe teknologjik global, na bën thirrje për të ndërtuar strategji novatore për kornizë efektive ligjor dhe institucionale për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, me përfshirjen e mjeteve moderne.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është vendosur kornizë gjithëpërfshirëse ligjore dhe institucionale për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit.

Në kornizën ligjore për parandalimin e korrupsionit, në masë të madhe janë inkorporuar standardet ndërkombëtare dhe praktikat e mira.

Madiq: Me kujdes të veçantë të ndiqen rreziqet e paraqitjes së korrupsionit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version