Deputetja e LSDM-së, Sanja Lukarevska, nuk mendon se dje ka ndodhur “debakël i kongresit”, duke pasur parasysh se Kongresi i partisë është shtyrë për një datë të mëvonshme.
“Ka një raport të gjerë dhe nevoja për analiza shtesë, është kërkuar më shumë hapësirë dhe mundësi për të debatuar raportin brenda organizatave komunale. Pas përfundimit të gjithë procesit, Kongresi do të vazhdojë në seancën e tij”, tha Lukarevska në emisionin “Studio 10”.
Nuk arritëm në fazën që të kishim numrin. Më herët kemi ardhur te kërkesa për të bërë analizën. Sa i përket vazhdimit të Kongresit llogaridhënës, ai do të vazhdojë shumë shpejt, shtoi Lukarevska në lidhje me pretendimet se një numër i madh i delegatëve nuk kanë ardhur në Kongresin në hotelin “Aleksander Palace”.
E pyetur nëse është precedent shtyrja e Kongresit të partisë, deputeti vlerëson se nuk është precedent.
“Nëse kemi një hapësirë për debat dhe disa delegatë kanë nevojë të shohin disa dobësi, mund të ketë ende vend për kritika… Nuk mendoj se është një alarm i duhur. Ka shumë spekulime, por edhe pas luftës ka shumë gjeneral”, thotë Lukarevska./Telegrafi/
Lukarevska: Nuk është bojkotuar kongresi i LSDM-së, por kërkohet më shumë kohë për analiza më të detajuara appeared first on Telegrafi.