Shpenzimet minimale mujore të një familje janë rritur për 629 denarë (10 euro) në gusht në krahasim me korrikun, njoftoi sot Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, e cila përgatit shportën minimale sindikale.
Sipas llogaritjeve të LSM-së, në gusht vlera e shportës minimale ishte 61.199 denarë (993 euro).
Në periudhën nga janari deri në gusht, shporta minimale është rritur për 4.036 denarë, dhe prej kur është llogaritur sipas metodologjisë së re, përkatësisht nga dhjetori i vitit të kaluar deri në gusht të këtij viti, për 4.677 denarë.
“Të dhënat nga shporta minimale sindikale tregojnë se edhe pa rritje të pagave, kostoja e jetesës po rritet, nuk ka asnjë justifikim dhe askush nuk po mundohet ta pengojë, madje i bën qytetarët, punëtorët dhe pensionistët më të varfër. Të dhënat nga shporta minimale e Lidhjes duhet të thyejnë dilemat e të gjithë atyre që mendojnë se pagat e punëtorëve janë fajtore më të mëdha për rritjen e inflacionit, pra rritjen e kostos së jetesës. Vetëm me rritjen e pagave mund të ruhet standardi i jetesës së punëtorëve dhe pikërisht për këtë arsyetohen kërkesat e punëtorëve për rritje të pagave”, thonë nga LSM.
Enti Shtetëror i Statistikave mati inflacionin në korrik në 3 për qind në nivel vjetor.
LSM: Vlera e shportës minimale në muajin gusht ka qenë 61.199 denarë appeared first on Telegrafi.