
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë do të kërkojë sërish rritje të pagës minimale në 500 euro në protestën e 1 Majit, si dhe rritje të pagave të tjera për 100 euro, si dhe rritje të pagave në sektorin publik për 12.6 për qind në përputhje me Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive.
“Jemi dëshmitarë se sot për politikëbërësit më e rëndësishmja është ruajtja e pagave të tyre jashtëzakonisht të rritura, tashmë me 79 për qind, dhe nga ana tjetër, një pjesë e punëtorëve në sektorin publik nuk kanë marrë një përshtatje të pagave të tyre me rritjen e pagës mesatare në përputhje me Kontratën e Përgjithshme Kolektive për Sektorin Publik, ata nuk e kanë pranuar kërkesën e LSM-së për rritjen e pagave me 6.000 denarë dhe pagat tjera me rritjen e njëjtë.
Sot, punëtorët në Maqedoni përballen me presion në rritje mbi mjetet e tyre të jetesës për shkak të kostove të larta të jetesës dhe pagave të ulëta. Sot të gjithë ne, të gjithë ju kemi rastin dhe shansin të tregojmë se ata që udhëheqin shtetin duhet të dëgjojnë zërin e punëtorëve, kemi mundësinë të tregojmë pakënaqësinë e punëtorëve dhe së bashku të dalim në protestën e madhe të punëtorëve më 1 Maj, në të cilën do të dërgojmë mesazhet tona dhe kërkesat e punëtorëve!, thuhet në njoftimin e LSM-së.
Protesta me të cilën LSM do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Punës do të fillojë në ora 11:00 nga Qendra e Punëtorëve në Shkup dhe do të vazhdojë para Kuvendit dhe Odës Ekonomike dhe do të përfundojë para Qeverisë./Telegrafi/
LSM: Të dalim së bashku në protestën e madhe të punëtorëve më 1 Maj, të dërgojmë kërkesat e tona dhe të punëtorëve appeared first on Telegrafi.