Përllogaritjet e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë tregojnë se në shtator shpenzimet minimale të një familjeje katëranëtarëshe ishin 61.306 denarë, që është rritje për 107 denarë në raport me gushtin, kur të njëjtat shpenzime ishin 61.199 denarë.
“Shqetëson informata në pjesën e shpenzimeve për ushqim dhe pije për muajin shtator, të cilat janë 23 034,00 denarë krahasuar me muajin gusht (22 317,00 denarë) dhe të njëjtat si shpenzim janë rritur për 717,00 denarë, që tregon se tregtarët gjatë muajit i shfrytëzuan paralajmërimet për vendosje të marzhave apo çmimeve të kufizuara për t’i rritur çmimet e produkteve themelore ushqimore para shpalljes së vendimit të Qeverisë në Gazetën Zyrtare dhe në atë mënyrë plotësisht do të pasurohen dhe do t’i sigurojnë çmimet e rritura edhe në periudhën në vijim, përkatësisht gjatë kohëzgjatjes së Vendimit për marzhe të kufizuara në dëm të qytetarëve dhe punëtorëve në Maqedoni”, thonë nga LSM.
Shtojnë se pjesa nga shporta minimale sindikaliste për shpenzime për ushqim dhe pije në tërësi, përkatësisht 86 për qind janë ndërmarrë në listën e produkteve, marzhat e të cilave janë kufizuar nga ana e Qeverisë, me çka pritet që nëse masa respektohet nga ana e tregtarëve, dukshëm do të kontribuojë për ulje të konsiderueshme të shpenzimeve për ushqim dhe pije të kategorive më të ndjeshme të qytetarëve apo të punëtorëve me të ardhura më të ulëta.
LSM: Shporta minimale për familje me katër anëtarë gjatë shtatorit, 61.306 denarë appeared first on Telegrafi.