LSM: Më 2 prill protestojmë për pagën minimale, rritja që u bë nga Qeveria është e jashtëligjshme

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllododan Trendafilov, ka paralajmëruar protesta më 2 prill në Shkup.

Protestat vijnë pasi Qeveri të martën miratoi vendimin për rritjen e pagës minimale për 1.800 denarë, që nga LSM-ja vlerësohet si e jashtëligjshme.

Protesta do të nis në orën 12:05, me simbolikën se koha e punëtorëve qëmoti ka skaduar.

LSM-ja kërkon paga funksionarësh, rritje prej 12.6% neto ose 12.9 bruto.

Protestat e LSM-së po kundërshtohen nga OBRM-PDUKM-ja.

Sipas tyre, në bazë të njoftimeve që i posedojnë nga informatorët brenda Lidhjes së Sindikatave, liderët e sindikatës, Sllobodan Trendafilov dhe Trpe Deanoski e ka shndërruar këtë sindikatë në bankën e tyre private.

LSM: Më 2 prill protestojmë për pagën minimale, rritja që u bë nga Qeveria është e jashtëligjshme appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version