Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Mqedonisë (LSM), Sllobodan Trebdafillov është optimist dhe pret të ketë takim me kryeministrin Hristian Mickoski për rritjen e rrogës minimale. Siç thotë, LSM tashmë ka dërguar kërkesë për takim dhe pret që dialogun social ta zhvillojë në tryezë, nëse kjo nuk ndodhë, çdoherë kanë në dispozicion edhe masa të tjera.
“Qeveria premtoi se në 100 ditët e para do të ulet të bisedojë me LSM-në për rritje të rrogës minimale në ë paku 450 euro. Unë jam optimist se takimi do të ndodhë për shkak se e di fuqinë e punëtorëve. Ne punëtorët duhet të dëgjohemi dhe duhet t’i tregojmë nevojat e punëtorëve. Pres që takimi të ndodhë siç premtuan, në 100 ditët e para, e gjithashtu kemi kërkuar takim shtesë edhe më 2 shtator me drejtoreshën e përgjithshme të Konfederatës evropiane të sindikatave, Ester Linç e cila prej deri më 3 shtator do ta vizitojë Maqedoninë dhe do të jetë mysafire e LSM-ë”, tha Trendafillov në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në konferencën e ssotme për shtyp.
Theksoi se presin të takohen edhe me përfaqësues të Qeverisë, ministra kompetent, si dhe përfaqësues të Kuvendit të cilët janë kompetentë për sferën e punës. Përkujtoi se LSM në prill ka dërguar kërkesë për ulje të rrogave të funksionarëve për 78 për qind, e cila, siç tha, qëndron e mbyllur në sirtar.
Në pajtim me të dhënat që LSM i ka siguruar nga DAP, iç theksoi Trendafillov, përafërsisht 34 mijë punëtorë në shtet punojnë për rrogë minimale apo deri në rrogën minimale.
“Lufta për rrogën minimale është që asjë punëtor të mos jetë në rrogë minimale”, tha Trendafillov.
Ajo që e garantojmë në sektorin publik, tha Trendafillov, është se vitin e ardhshëm rroga e të punësuarve do të rritet me rrogën mesatare, ndërkaq atë që e garantojmë në sektorin privat ku jemi të organizuar me sindikata, rrogat tashmë janë rritur mbi 50 për qind për dy vitet e fundit.
LSM kërkon takim me kryeministrin Mickoski: Qeveria e re premtoi rritje të pagës minimale, dikush ende paguhet më pak se ajo që i takon me ligj appeared first on Telegrafi.