
Pranimi i propozimit të LSDM-së për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike nga 18% në 5% do të sjellë ulje të ndjeshme të faturave të energjisë elektrike për mbi 600.000 amvisëri, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
“Për llogari prej 3.000 denarë, kursimet për qytetarët do të jenë rreth 400 denarë në muaj.
Në një situatë kur jeta po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë, gjithnjë e më shumë familje po përballen me vështirësi financiare, masa e LSDM-së për uljen e TVSH-së në rrymë në 5% do të sjellë lehtësim të drejtpërdrejtë financiar për qytetarët.
Eurostat mati se qytetarët vendit paguajnë rrymën më të shtrenjtë në rajon.
Qeveria e Mickoskit tregoi paaftësi dhe mosinteresim të madh, në vend që t’i ndihmonte qytetarët, i la të qetë.
Qytetarët ankohen se faturat e energjisë elektrike të janarit janë rritur nga 20% në 30%, duke i dhënë një tjetër goditje të rëndë buxheteve të tyre familjare pas një sërë rritjesh çmimesh në produkte, ushqime dhe ngrohje”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./Telegrafi/
LSDM: Ulja e TVSH-së për energjinë elektrike në 5% do të sjellë ulje të ndjeshme të faturave të qytetarëve appeared first on Telegrafi.