LSDM sot përmes kumtesës reagoi ndaj konferencës së djeshme për shtyp të zëdhënësit të Lëvizjes ZNAM, Nikolla Memov, i cili duke e komentuar zgjedhjen e liderit të ri të LSDM-së, tha se është e hapur ftesa në ZNAM për pranim të të gjithë anëtarëve të ndershëm të LSDM-së.
“Socialdemokratët e vërtetë të cilët luftojnë me zemër dhe me shpirt për realizim të vlerave socialdemokrate asnjëherë nuk do t’i pranojnë thirrjet e patriotëve të rrejshëm nga ZNAM. Maksim Dimitrievski për disa vende dhe funksion të kryetarit të komunës u bë shërbëtor dhe dorë e zgjatur e OBRM-PDUKM-së dhe Mickoskit”.
“Është e turpshme dhe për keqardhje të shihen ish-sekretarë të përgjithshëm të LSDM-së si ministra dhe të dëgjueshëm në Qeverinë të cilën e udhëheqin njerëz që dëshirojnë t’i vrasin bashkëpartiakët e tyre të deridjeshëm. Është e turpshme për ish-deputetët e LSDM-së të jenë funksionarë në pushtetin e Mickoskit. Nga kjo turpërohen dhe e dënojnë anëtarët e vërtetë të LSDM-së”, thuhet në reagim.
Nga LSDM thonë se janë opozita e vetme e vërtetë e cila do të luftojë për të parandaluar, siç theksojnë, politikat e dëmshme të Qeverisë së Mickoskit dhe satelitit të tyre ZNAM.
LSDM: Socialdemokratët e vërtetë nuk do t’i pranojnë thirrjet e patriotëve të rrejshëm të ZNAM-it appeared first on Telegrafi.