Skandali, në të cilin fatkeqësisht humbi jetën njerëzore, lidhet me njerëz të afërt të nënkryetarit të OBRM-PDUKM-së Aleksandar Nikolloski, akuzojnë sot nga LSDM.

“Gjatë gërmimit të një objekti në Shkup, i cili u krye nga kompania e Ivica Georgievski – Fredi, person i afërt me OBRM-PDUKM-në dhe nënkryetarin aktual Aleksandar Nikollovski, humbi jetë njerëzore dhe u shkel ligji për shkak të një pasigurisë gjatë ndërtimit një fekale.

Një pjesë e mediave kanë publikuar edhe informacione se kinse Nikolloski është ortak me Georgievskin.

Për këtë rast duhet të ketë përgjegjësi dhe për këtë arsye institucioni kompetent tashmë ka ngritur kallëzim penal për veprimtari të kundërligjshme.

Ky skandal tregon se OBRM-PDUKM-së nuk i intereson jetët e njerëzve, por bizneset, ndërsa mospërfillja e ligjit është karakteristikë e tyre”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

 

LSDM: Skandali me punëtorin që humbi jetë është i lidhur me njerëzit e afërt të Aleksandar Nikollovskit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version