Sot pasdite, Komiteti Qendror i LSDM-së ka bërë një seri përcaktimesh lidhur me strukturën e Qeverisë Teknike dhe drejtuesit e saj. Kryetari i partisë, Dimitar Kovaçevski, është autorizuar të formojë një grup punues që do të dialogojë me subjektet politike, organizatat joqeveritare dhe mbështetësit e rrugës evropiane.
Në këtë kontekst, Jovan Mitreski është emëruar kandidat për kryetar të Kuvendit deri në përfundim të mandatit parlamentar 2020-2024. Emrat e tjerë të qeverisë së ardhshme janë përcaktuar, përfshirë kandidatin për zëvendësministër shtesë të punëve të brendshme, Mitko Bojmacaliev.
Në fushën e politikave të qeverisjes së mirë, Slavica Grkovska do të jetë kandidatja për zëvendëskryeministrin, ndërsa për çështje ekonomike dhe evropiane janë emëruar Fatmir Bytyqi dhe Bojan Mariçiq.
Kandidatë të tjerë janë përcaktuar për postet e ministrave dhe zëvendësministrave në sektorët e drejtësisë, shëndetësisë, financave, vetëqeverisjes lokale, dhe shoqërisë informative dhe administratës.
Partia gjithashtu ka shpallur përgatitjen për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, duke shprehur besimin në fitoren dyfish të LSDM-së. Sekretari i përgjithshëm, Mile Zeçeviq Vardarski, është zgjedhur kryetar i shtabit zgjedhor të partisë.
Ndërsa si përfaqësuese e Forumit të Gruas dhe ministre aktuale, Jovana Trençevska, është emëruar kandidate për zëvendësministre shtesë për punë dhe politikë sociale. /Telergafi/
LSDM-së përcaktoi kandidatët e Qeverisë Teknike appeared first on Telegrafi.