
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, ka reaguar ndaj informacioneve se Maqedonia e Veriut do të importojë mbeturina nga BE-ja.
Nga LSDM e quajnë të habitshme këtë veprim, kur dihet se RMV-ja nuk po arrinë t’i menaxhojë siç duhet as mbeturinat e vendit.
“Në kohën kur Maqedonia e Veriut nuk arrinë që të menaxhojë me mbeturinat e vendit, kur Komunat nuk janë të aftë të vendosin sisteme selektimi për riciklimin e tyre, kur vendi është lider me ndotjen dhe kur reformat e sistemit inspektues marrin pavarësinë e inspektorëve, LSDM-ja shtron pyetjen nëse interesat e biznesit janë më të rëndësishme se ambienti jetësor dhe qytetarët? Nuk është çështja nëse bëhet fjalë për mbeturina nga e ashtuquajtura “listë e gjelbër” dhe nëse do të importohet si lëndë e parë, bëhet fjalë për kushte të paplotësuar në vend për menaxhimin dhe kontrollin serioz të mbeturinave. A mundemi për momentin të dëshmojmë riciklim ekologjik? Në vend të qëllimit për të importuar mbeturina, Qeveria dhe Komunat duhet t`i përveshin krahët dhe seriozisht të merren me sasitë e mbeturinave që i deponojmë, të nisin vendosjen e selektimit që do të sigurojë sasi të mjaftueshme për përpunimin e mbeturinave”, tha Kaja Shukova nga LSDM.
Sipas njoftimeve nga Ministria për Ambient Jetësor, Maqedonia e Veriut synon të importojë 18 lloje të mbeturinave jo të rrezikshme.
Bëhet fjalë për metale, vajra, letra, kartone e të ngjajshme.
Pritet vendimi i Komisionit Evropian që duhet të bëjë vlerësimin nëse vendi përmbush standardet ekologjike për menaxhim me këto mbeturina.
LSDM: RMV-ja do të importojë mbeturina nga BE, por komunat nuk zbatojnë ende selektim e as reciklim të mbeturinave vendore appeared first on Telegrafi.