“Çdo natë ka incidente të reja, të shtëna, dhunë dhe krime në qytetet tona. Mbrëmjen e djeshme në Çair nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur një 19-vjeçar me 4 të shtëna me armë zjarri. Kjo dëshmon për paaftësinë e plotë të ministrit të Punëve të Brendshme, Toshkovski dhe menaxhmentit të OBRM-PDUKM-së. Rrugët tona janë kthyer në Perëndim të Egër”, akuzon LSDM.
“Ka pasur të shtëna në Çair, në Haraçinë, ka ndodhur një vrasje në afërsi të QT Mavrovasja, e para kësaj ka pasur të shtëna në Sindjelicë, Batincë, Tetovë dhe në rrugën e Plastikave. Për të gjitha këto incidente, autorët nuk janë gjetur dhe nga 10 vrasje dhe tentim vrasje, Toshkovski mezi ka arritur të zbardhë një rast”, thonë nga LSDM.
Nga partia opozitare shtojnë se “Qytetarët kanë frikë për sigurinë e tyre dhe Toshkovski dhe OBRM-PDUKM janë plotësisht të paaftë për t’i mbrojtur. Në vetëm 100 ditë, ky është një shembull i qartë i një qeverie të paaftë ku kriminelët bëjnë çfarë të duan. Mickoski do të tregojë guxim dhe do të kërkojë llogari Toshkovskin apo do ta mbrojë sërish?”, përfundon reagimi nga LSDM.
LSDM: Përsëri të shtëna, Toshkovski i paaftë t’i mbrojë qytetarët appeared first on Telegrafi.