Pacientët e Klinikës për Onkologji sërish po përballen me mungesën e ilaçeve kyçe, nga të cilat varet drejtpërdrejt jeta e tyre, akuzojnë nga LSDM.
“Megjithëse Klekovski premtoi publikisht se nuk do të ndodhte më që të mungonin ilaçet, këtë javë mungon ilaçi biologjik “Palbosiklib”, ka mungesë edhe të ilaçit Bevacizumab (Avastin), terapi që e marrin një numër i madh pacientësh dy herë në muaj, terapi nga e cila varet jeta e tyre.
“Cili është arsyetimi i Klekovskit dhe Taravarit tani? Kush do të mbajë përgjegjësi? Në vend të zgjidhjeve konkrete dhe prokurimit në kohë, institucionet nën udhëheqjen e OBRM-PDUKM nuk janë në gjendje të sigurojnë ilaçe në kohë, njerëzit presin me muaj terapi.
Kjo është një goditje direkte ndaj shëndetit të pacientëve për të cilët këto ilaçe janë jetike. Është e papranueshme në shekullin e 21-të të mos ketë akses të vazhdueshëm në terapinë bazë për ata që vuajnë nga sëmundjet më të rënda. Duhet të ketë përgjegjësi. Jeta e pacientëve me kancer nuk duhet të jetë viktimë e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së kësaj qeverie”, thonë nga LSDM./Telegrafi/
LSDM: Përsëri nuk ka ilaçe në Onkologji, paaftësia e qeverisë rrezikon jetët e pacientëve appeared first on Telegrafi.