
Forumi i Gruas i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë ka marshuar sot në Strumicë për 8 marsin.
Daniela Koleva nga ky forum tha se sot festohen sukseset e grave pasi ndër vite janë përballur me padrejtësi.
“Sot është dita kur kremtojmë sukseset tona, kur rikujtojmë rrugën që kanë kaluar gratë gjatë historisë dhe sfidat me të cilat janë përballur, nga pabarazia në paga, mundësive të kufizuara në politikë dhe ekonomik, deri në dhunën që e durojnë. Por, me rëndësi është të dihet se nuk jemi të vetëm në këtë luftë. Meshkujt treguan se e dijnë rëndësinë e tyre në luftën për barazi. Pa mbështetjen e tyre në rrënimin e stereotipeve dhe të drejtave tona progresi do të jetë i kufizuar.”
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe tha se marshi ka mesazhin për barazi.
“10 vite marshojmë të barabartë me njëri-tjetrin. Në Ditën e sotme Ndërkombëtare të Gruas, me rëndësi është të themi zëshëm se si kemi vepruar gjatë 365 ditëve tjera të vitit. LSDM-ja angazhohet për barazi, drejtësi, paqë. Nga këtu në Strumicë themi se shtylla socialdemokrate është progresi dhe e ardhmja. Socialdemokratët cdoherë shohin përpara. Shtylla socialdemokrate janë barazia dhe drejtësia. Sot marshojmë për këto shtylla, t`u themi “JO” pabarazisë, “JO” dhunës.”, tha Filipçe.
Marshi tradicional i LSDM-së mbahet tashmë 10 vite.
LSDM organizoi marsh për 8 marsin: Për drejtësi dhe barazi appeared first on Telegrafi.