Nga LSDM komentojnë përbërjen e listave të kandidatëve për deputetë nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM duke thënë se nuk ka asnjë ndryshim.
“Kjo ofertë është për bllokim të rrugës evropiane dhe kjo është e qartë. Mbi 80% e kandidatëve të propozuar janë deputetë dhe të njëjtit që deri tani kanë kryer bllokadë aktive në Kuvendin e Maqedonisë”, thonë nga LSDM.
Ata shtojnë se kjo parti ka bllokuar për dy vite edhe Kuvendin dhe kanë qenë kundër rritjes së pagës minimale dhe kundër anëtarësimit në BE.
“Qytetarët ishin dëshmitarë të replikave të kota, mijëra amendamente për bllokim të ligjeve, mosvendosje në rend dite të disa ligjeve të rëndësishme në komisionet parlamentare që udhëhiqeshin nga opozita”, thonë nga LSDM./Telegrafi/
LSDM: Oferta e OBRM-PDUKM-së është ofertë për bllokim të BE-së appeared first on Telegrafi.