Sipas informacioneve që disponon LSDM, OBRM-PDUKM po mundohet me çdo kusht të mbrojë pjesëtarin e sigurimit të Gashit që shkaktoi incident në aeroport gjatë vizitës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Në njoftim, LSDM-ja thekson se anëtari i sigurimit të Gashit ka shkelur rëndë kompetencat e tij, për çka së pari duhet të suspendohet dhe të ndiqet penalisht.
“Faktet rreth rolit të tij në incident janë të detajuara me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe kontrollin e brendshëm dhe pa mëdyshje tregojnë për pezullim dhe procedurë gjyqësore ndaj tij. Tani shtrohet pyetja, pse presin ta pezullojnë dhe të vazhdojnë ta përpunojnë si rast? A është OBRM-PDUKM sërish në gjunjë para partnerit të koalicionit dhe po përpiqet t’i mbrojë ata?
Mickoski e kishte mbushur gojën me ofendime pasi LSDM-ja ishte në vartësi të Qeverisë dhe partia e tij fjalë për fjalë mbylli sytë para disa shpërthimeve dhe incidenteve të rënda të partnerit të koalicionit.
I bëjmë thirrje Toshkovskit dhe Mickoskit që të marrin guxim dhe në 24 orët e ardhshme të veprojnë sipas konstatimeve, në të kundërtën do ta publikojmë rastin në tërësi. “
Është më se e qartë se po tentojnë t’i fshehin faktet dhe ta mbrojnë truprojën e Gashit, kjo është e papranueshme dhe në kundërshtim me të gjitha premtimet e Mickoskit në parazgjedhore, në të cilat premtoi zbatim pa kriter të ligjeve”, thonë nga LSDM. /Telegrafi
LSDM: OBRM-PDUKM po mbron truprojën e armatosur të Afrim Gashit appeared first on Telegrafi.