Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se OBRM-PDUKM-ja deri para pak ditësh gënjeu qytetarët se do ta zgjidhin problemin me lëshimin e pasaportave.
“Ata thanë se MPB-ja nuk ka punuar me të gjitha kapacitetet, se Spasovski nuk mund ta zgjidhë problemin, se pasaportat e vjetra do t’ia kishin zgjatur me ligj. Kjo ishte para se OBRM-PDUKM-ja të hynte në Qeverinë teknike dhe kur hyri në Qeveri, OBRM-PDUKM-ja ndërroi korsinë.
“Papritur nuk ka asgjë nga ligji, thonë MPB-ja punonte me kapacitet të plotë, se problemi nuk zgjidhet. Ministri nga OBRM-PDUKM justifikohet se nuk bën dot mrekulli”, se ka hasur në një “mur” nga Greqi. OBRM-PDUKM thotë një gjë, bën tjetër, por gjithmonë gënjen qytetarët”, thonë nga LSDM./Telegrafi/
LSDM: OBRM-PDUKM-ja gënjeu qytetarët për pasaportat appeared first on Telegrafi.