OBRM-PDUKM-ja me muaj të tërë nëpër konferenca pretendonte se kishin zgjidhje dhe se do ta kishin zgjidhur problemin me dokumentet personale, pasaportat dhe patentë shoferët, thonë nga LSDM.
“Tashmë, pasi ka hyrë në qeverinë teknike dhe ka një ministër të Punëve të Brendshme, në vend të zgjidhjes, OBRM-PDUKM po krijon kaos me dokumente personale dhe po përhap panik te qytetarët”, akuzojnë nga LSDM.
Sipas LSDM-së, qytetarët që nuk kanë ndërruar patentë shoferët nuk duhet të dënohen. Ata thonë se janë për përdorim vendor dhe ligji parashikon një paralajmërim.
“Për më tepër, ministri nga OBRM-PDUKM-ja në vend që të rrisë kapacitetin për fotografi dhe nxjerrje të pasaportave, e ka hequr nxjerrjen e pasaportave pa termin. Ndikon negativisht sepse zvogëlon numrin e qytetarëve që mund të fotografohen dhe nga ana tjetër e zgjat në mënyrë drastike procesin.
Kjo do të thotë se qytetarët nuk do të mund të pajisen me pasaportë të re për muaj të tërë dhe po ashtu vë në pikëpyetje afatin ligjor për lëshimin e pasaportës”, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së./Telegrafi/
LSDM: Në vend të zgjidhjes OBRM-PDUKM po shkakton kaos me dokumentet personale appeared first on Telegrafi.