Partia maqedonase në pushtet LSDM thotë se MPB duhet të përgjigjet se cili është roli i Mickoskit në parandalimin e aksionit kundër drogës.
Nga LSDM thonë se opinioni është në pritje të përgjigjeve pas skandalit të rrahjes së policëve dhe pengimit të një operacioni anti-drogë.
“Strukturat e OBRM-PDUKM-së tani që kanë ministër a e pengojnë luftën kundër drogave? Shefi i sigurimit të Mickoskit ka rrahur një polic, një inspektor, i cili ishte duke bërë punën e tij dhe duke bërë një aksion antidrogë në një kafene në Shkup. Ky skandal duhet të zbardhet plotësisht”, thonë nga LSDM.
“Institucionet duhet të veprojnë dhe të gjithë të përfshirët të mbajnë përgjegjësi”, përfundojnë LSDM.
LSDM: MPB të përgjigjet për rolin e Mickoskit në pengimin e aksionit kundër drogës appeared first on Telegrafi.