Partia opozitare maqedonase LSDM, në një kumtesë për media “pyet Prokurorinë pse hesht për skemat dhe skandalet e tenderëve të OBRM-PDUKM-së”.
“Dyshim bazë për korrupsion janë rastet e marrëveshjeve miliona dollarëshe mes bashkive dhe institucioneve nën kontrollin e tyre, si dhe kontratat e lidhura vetëm me të njëjtat forma të preferuara, të cilat më së shpeshti fitojnë tenderë dhe shfaqen si të vetmit ofertues. LSDM publikoi dokumente dhe fakte se një kompani përmes disa komunave dhe institucioneve në 3 vitet e fundit ka fituar tenderë në vlerë mbi 4.5 milionë euro”.
“Paraprakisht kemi publikuar dokumente dhe fakte për një kompani tjetër të favorizuar nga qeveria, e cila për katër vite ka marrë rreth 50 tenderë në vlerë prej 10 milionë eurosh, pothuajse të gjithë nga komunat nën kontrollin e OBRM-PDUKM-së. Si ka mundësi që të njëjtat kompani të jenë fituese të kaq shumë tenderëve nëpër komuna dhe institucione të drejtuara nga OBRM-PDUKM?”.
“LSDM kërkon reagim të menjëhershëm nga organet kompetente. Prokuroria Publike duhet të veprojë dhe publiku meriton përgjigje – kush përfiton nga këta tenderë të dyshimtë?”, thonë nga LSDM.
LSDM: Miliona në kompanitë e preferuara të qeverisë, deri kur do të heshtë Prokuroria për skemat e tenderëve të OBRM-PDUKM-së appeared first on Telegrafi.