Kryeministri Hristijan Mickoski ka pranuar udhëtimet luksoze me biznes klas, biletat e shtrenjta deri në 20 mijë euro të paguara me para publike. Dhe Mickoski përsëri u përpoq të gënjejë, akuzojnë nga LSDM.

“Me të qeshura dhe me mosbesim, opinioni dhe qytetarët dëgjuan “justifikimet” e Mickoskit se shkak ishin problemet e gjurit.

A kanë të tre ministrat në qeverinë e Mickoskit që ishin në Uashington me shpenzime shtetërore të njëjtat probleme me gjunjët, kështu që duhet të udhëtojnë në klasë biznesi?

Dhe kur Mickoski bëri një foto në ngjitje në Vodno, a kishte problem me gjunjët?

Mickoski gënjen dhe bën shaka me ata që e paguajnë, qytetarët”, akuzojnë nga LSDM.

Nga atje shtojnë se fluturime të shtrenjta të avionëve dhe klasa biznesi prej 20 mijë eurosh, orë 60 mijë euro, dhurata 300 mijë eurosh, ndërsa thotë se nuk ka para për paga më të larta për punëtorët./Telegrafi/

LSDM: Mickoski e pranoi ka udhëtuar me bileta të shtrenjta në Uashington appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version