Lsdm ka reaguar sërish ndaj kredisë prej 500 milionë euro që Maqedonia e Veriut do të pranojë nga Hungaria.
Lajmi për këtë kredi u bë i ditur nga kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.
Nga Lsdm thonë se ky është vetëm vendim politik që nuk i sjell vendit dobi.
Reagimi i plotë:
LSDM me të gjithë mekanizmat institucionalë do të kundërshtojë zbatimin e vendimit për marrjen e kredisë prej gjysmë miliard euro nga Budapesti.
Ne pretendojmë se ky vendim do ta vendosë vendin peng politik dhe ekonomik të një shteti tjetër dhe nuk ka asnjë justifikim ekonomik dhe financiar.
Sipas të dhënave të deritanishme, kredia nuk është aspak më e favorshme se ato të dhëna nga Banka Evropiane për Investime për LSDM-në për kompanitë dhe ekonominë. Në vend të kreditimit përmes instrumenteve të verifikuara financiare që do të ndikojnë pozitivisht në vlerësimin e kreditit të vendit, Mickoski pranoi privatisht një kredi që rrezikon bashkëpunimin me institucione financiare me reputacion.
Është e qartë se ky është një vendim i motivuar politikisht i Mickoski-t dhe VMRO-DPMNE-së dhe se cili do të jetë ndikimi i Hungarisë përmes këtij bashkëpunimi, ende nuk e shohim.
Mediat në Hungari tashmë po spekulojnë se kjo hua është jashtëzakonisht misterioze dhe e çuditshme, duke pasur parasysh se vetë Hungaria i paguan kreditë më shtrenjtë se kredia për Maqedoninë.
Në këtë marrëveshje tashmë bie erë e fortë e një marrëveshjeje politike që do të ketë dëmtime të përhershme në pozicionet strategjike të vendit, si dhe implikime të rënda financiare. LSDM është duke bërë një analizë të detajuar të të dhënave në dispozicion dhe do të nxjerr të vërtetën pas këtij vendimi të Qeverisë së Mickoskit. /Telegrafi
LSDM: Kredia nga Budapesti është një vendim politik, nuk ka asnjë justifikim financiar! appeared first on Telegrafi.