LSDM ka akuzuar sot se partia opozitare OBRM-PDUKM ka rritur çmimin e ujit për pije në komunat që ajo drejton ajo. Këtë, nga LSDM e quajnë si “kartolinë për Vitin e Ri”.

“Ata që jetojnë në Prilep do të paguajnë 33 për qind më shumë për ujë në vitin e ri, pasi OBRM-PDUKM ua rriti taksën e pronës për 300 për qind, faturat e shërbimeve komunale për 67 për qind, si dhe parkimin dhe transportin e qytetit”.

“Uji po shtrenjtohet edhe në Manastir, ku kompanitë publike janë në minuse të mëdha. Shërbimet komunale janë shtuar edhe në Gjevgjeli, Veles, Radovish, Zërnovci, Ohër dhe në komunat tjera të menaxhuara nga OBRM-PDUKM”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Sipas LSDM-së së Kovaçevskit, partia e Mickoskit, në mbi 40 komuna ka sjellur zero rezultate, premtime të parealizuara, fatura më të mëdha për qytetarët, arka komunale me borxhe.

LSDM: Komunat e OBRM-PDUKM-së rritën çmimin e ujit në prag të festave appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version