LSDM ja mbështet sindikatat në kërkesën e tyre për rritjen e pagës minimale.

Ata pyesin nëse kjo çështje është prioritet për Qeverinë e re.

“Historia na mëson se OBRM-PDUKM asnjëherë nuk a rritjen e pagës minimale dhe kujdes për këtë kategori të punëtorëve. Nuk ka kujdes as për dialog me sindikatat”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se kur ata ishin në pushtet, sigurohej paga edhe në krizat më të mëdha ekonomike dhe shëndetësore.

“OBRM-PDUKM kërkon arsyetime për ta ndryshuar politikën e rritjes së pagës që LSDM-ja e zbatonte në vazhdueshmëri. Kjo është goditje e drejtpërdrejtë ndaj standardit të qytetarëve”, thonë nga kjo parti.

Ata rikujtojnë se në kohën e tyre paga minimale vazhdimisht rritej dhe për 7 vjet nga paga 8.000 denarë u rrit në 22.000 denarë./Telegrafi/

LSDM kërkon të vazhdojë rritja e pagës minimale appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version