LSDM sot ka akuzuar ministrin e MPB-së, Pançe Toshkovskin se po keqpërdor vendkalimin kufitarë në Bllacë.
Nga LSDM thonë se këtë e ka pohuar edhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
“Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka pranuar sot se dasmorët me vetura private në vendkalimin kufitar Bllacë kanë kaluar pa kontroll nga policia dhe konfirmoi se përgjegjësia për këtë është e Toshkovskit, i cili është shef i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Gashi ka konfirmuar të gjitha informacionet e publikuara nga LSDM-ja për lëshimet dhe keqpërdorimet në pikën kufitare Bllacë dhe përgjegjësinë e ka vendosur te Toshkovski.
Të gjitha përpjekjet për të kaluar përgjegjësinë te një menaxher turni kanë dështuar.
Peshku qelbet nga koka dhe kreu i MPB-së është Pançe Toshkovski dhe ai duhet të mbajë përgjegjësi”, thonë nga LSDM./Telegrafi/
LSDM: Gashi pranoi se përgjegjësia është tek Toshkovski appeared first on Telegrafi.