Nga LSDM bëjnë të ditur se pasi që OBRM-PDUKM  nuk mblodhën nënshkrime të vlefshme dhe legale për kandidaten, Gordana Siljanovska, ato shtrojnë pyetjen nëse OBRM-PDUKM-ja i ka falsifikuar nënshkrimet për të cilat me krenari dhe pompozitet mburrej se ishin në numër të madh dhe i mblodhën për pak orë.

“Meqë OBRM-PDUKMfalsifikon sondazhet, ka tentuar të falsifikojë edhe nënshkrimet për Siljanovskën, por dështoi, thuhet në komunikatën e LSDM-së. Meqenëse nuk kanë mbledhur nënshkrime të vlefshme për kandidatin e tyre, OBRM-PDUKM-ja e ka dorëzuar kandidaturën në KSHZ me nënshkrime të deputetëve, jo me nënshkrime të qytetarëve. Pas kandidaturës së Stevo Pendarovskit qëndruan 22.449 qytetarë, ndërsa pas Gordana Siljanovskës vetëm 40 deputetë të OBRM-PDUKM-së. As OBRM-PDUKM-ja e as Siljanovska nuk e kanë mbështetjen e qytetarëve dhe më e keqja është se sërish i kanë gënjyer qytetarët”, thonë nga LSDM.

Nga aty shtojnë se “në OBRM-PDUKM nuk ka ndryshuar asgjë, është e njëjta parti e së kaluarës që funksionon duke përhapur gënjeshtra”. Qytetarët nuk kanë nevojë për një president që do të jetë vazhdues i Shtëpisë së Bardhë dhe një pasardhës partiak, apo një përsëritje e Ivanovit. Prandaj, në zgjedhje qytetarët do të zgjedhin të ardhmen evropiane me LSDM-në dhe Stevo Pendarovskin”.

LSDM dyshon se OBRM-PDUKM i kanë falsifikuan nënshkrimet për Siljanovskën appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version