Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se në vitin 2024 do të vazhdojë rritja e pensioneve dhe pagës minimale.
Nga kjo parti thonë se nga muaji mars vijon rritja e re e pagës minimale, e cila do të jetë 22.500 denarë.
“Në 6 vitet e fundit, LSDM e ka rritur pagën minimale 4 herë. Për vetëm pak vite LSDM-ja e rriti pagën minimale për mbi 100% në krahasim me kohën e OBRM-PDUKM-së. Me politika të drejta dhe të suksesshme ekonomike, LSDM arriti ta rrisë pagën mesatare në 39.000 denarë, për dallim nga koha e OBRM-PDUKM-së kur ishte mezi 22 mijë denarë”.
“Sot paga mesatare është 300 euro më e lartë se në vitin 2016. Ne kemi futur zgjidhje ligjore, të cilat përmbajnë një metodologji për rritje të bazuar në rritjen e kostos së jetesës dhe rritjen e pagës mesatare. Me LSDM-në, pagat dhe pensionet do të vazhdojnë të rriten, thuhet në njoftimin e partisë”, thonë nga LSDM.
LSDM: Do të ketë rritje të re të pensioneve dhe pagave në vitin 2024 appeared first on Telegrafi.