
LSDM beson se qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM, ZNAM dhe VLEN është më e paafta dhe kaotike që ka pasur ndonjëherë Maqedonia, duke e quajtur atë një “kartel” të ç’organizuar.
“Derisa OBRM-PDUKM, ZNAM dhe VLEN janë të angazhuara në llogaritje të brendshme dhe grindje koalicionesh, institucionet po shemben para syve të qytetarëve. Sistemi është në prag të kolapsit dhe qeveria funksionon si një kartel i ç’organizuar – më i fokusuar se kush do të marrë më shumë sesa se si t’i zgjidhë problemet e popullit.”
Çdo ditë, qytetarët shohin grindje partiake në vend të punës. Në vend të rezultateve, skandale. Në vend të politikave për njerëzit, luftëra të qeta për tendera dhe pozicione. Kujdesi shëndetësor në kolaps, ekonomia në rënie të lirë, infrastruktura në ngecje. Pagat për mijëra punonjës të sektorit publik janë të papaguara, projektet – zero. Nuk ka asnjë hap të vërtetë në favor të qytetarëve. “Qeveria nuk punon për popullin, por vetëm për veten e saj”, vlerëson LSDM.
Sipas vlerësimit të tyre, qeveria nuk ka kapacitet, nuk ka plan dhe nuk ka vizion për vendin, dhe e vetmja gjë që prodhon janë skandale dhe paaftësi.
LSDM: Derisa OBRM-PDUKM, ZNAM dhe VLEN grinden në koalicione, institucionet po shemben nga mosfunksionimi appeared first on Telegrafi.