Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska i shpreh se Qeveria e OBRM-PDUKM-së u kap në skandal me keqpërdorimin e institucioneve dhe kufirit shtetëror.

Sipas tyre, Blerim Ramadani nuk u arratis, por ka qenë lirim i organizuar për në Kosovë nga funksionarë të lartë në MPB dhe institucione tjera.

“PTHP nuk duhet të heshtë dhe duhet nisë hetim. Nëse PTHP nuk e bën këtë, ne do ta konsiderojmë se mban anën e MPB-së dhe mbulon këtë skandal”, tha Kuzeska.

Ajo theksoi se Mickoski dje dha deklaratë skandaloze dhe në vend se të kërkojë përgjegjësi dhe hetim të brendshëm për rastin në fjalë, ai deklaronte se LSDM po shpërndan rrena.

“E pyesim se si Mickoski pa hetim dhe pa asnjë informacion nga MPB se si ka ikur Ramadani thotë se LSDM po gënjen”, tha Kuzeska duke shtuar se lëshimi i Ramadanit është marrëveshje politike të cilën Mickoski e ka pasur patjetër ta respektojë.

Ajo po ashtu kërkoi dorëheqje dhe t’i shkarkojë të gjithë ata që i ka vendosur në kufirin me Kosovën duke nisur nga Naim Ramuka./Telegrafi/

LSDM: Blerim Ramadani nuk u arratis, por u lirua nga persona në MPB appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version