Ministri i Administratës Publike që vjen nga partia ZNAM pranoi se balancuesi mbetet në fuqi. Edhe pse vetëm dy javë më parë ai foli krejtësisht ndryshe, thonë nga LSDM.
“Me këtë rrëfim u fundos edhe një premtim i Hristijan Mickoskit.
Në vend që ta shfuqizojmë balancuesin siç e ka premtuar OBRM-PDUKM-ja, tani kemi një balancues të përmirësuar dhe të zgjeruar, aplikimi i të cilit do të jetë përgjegjësi e Kuvendit dhe do të menaxhohet nga BDI.
Qeveria e OBRM-PDUKM-së në një kohë shumë të shkurtër nëpërkëmbi të gjitha premtimet e bëra qytetarëve. Dhe ZNAM rezultoi se nuk ishte asnjë faktor në Qeveri, vëzhgues i heshtur dhe ekzekutues i dëshirave të Mickoskit”, akuzojnë nga LSDM./Telegrafi/
LSDM: Balancuesi mbetet në fuqi, fundoset një tjetër premtim i Mickoskit appeared first on Telegrafi.