Pasi OBRM-PDUKM mori pushtetin në Shkup, qyteti me një fjalë u shkatërrua, akuzojnë nga LSDM.

“Për shkak të afarizmit të dështuar të Arsovskës dhe Mickoskit, nuk ka segment në të cilin jetesa në kryeqytet nuk është në rënie.

Autobusët e pasigurt, JSP po shembet, shkupianët po mbyten nga djegia e deponive që OBRM-PDUKM premtoi t’i pastrojë, ndërmarrjet publike nuk funksionojnë.

E gjithë kjo vërteton se në çfarë gjendje të tmerrshme është qyteti i Shkupit, në çfarë gjendje të keqe është NTP, si dhe ndërmarrjet e tjera publike. Vetëm OBRM-PDUKM-ja nuk është e prekur nga kjo, as edhe pak.

Ish-e përkëdhelura e tyre Danella Arsovska njofton se vetë këshilltarët e OBRM-PDUKM-së po bllokojnë punën e ndërmarrjeve publike si dhe blerjen e autobusëve të rinj për qytetin”, thonë nga LSDM.

Nga atje shtojnë se nuk ka asnjë provë më të madhe se favorizimi dhe interesi partiak i OBRM-PDUKM-së janë mbi të gjitha dhe se qytetarët nuk janë aspak të rëndësishëm për ta./Telegrafi/

LSDM: Autobusë të pasigurt, shkupianët po mbyten nga deponitë e djegura, OBRM-PDUKM shkatërroi Shkupin appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version