LSDM ka reaguar pas arrestimit të Akiv Ravmanoskit, i cili u fal ditë më parë nga presidentja Gordana Siljanovska. Nga LSDM thonë se presidentja në vend që të marrë përgjegjësi për faljet skandaloze, tenton ta qetësojë zemërimin e publikut me lëvizje teatrale.

“Presidenti ka firmosur personalisht vendimet për faljen e kriminelëve dhe anëtarëve të klaneve të drogës, të dënuar për krime të rënda. Njëri nga ata të falur, Akif Bejadin Ravmanoski, i cili është i lidhur me klanin e drogës “Baron”, është arrestuar menjëherë pas lirimit nën dyshimin për tentim vrasje. Me këtë arrestim MPB-ja po përpiqet të mbulojë skandalin me faljet dhe të ulë dëmet nga vendimi katastrofik i presidentit? Pikërisht për këtë paralajmëruan LSDM-ja dhe opozita – se kriminelët e liruar nga Davkova paraqesin kërcënim për sigurinë publike”, thonë nga LSDM.

Siç shtojnë ata, këto arrestime nuk mund të heqin përgjegjësinë e Siljanovskës dhe OBRM-PDUKM-së.

“Ata i liruan kriminelët, dhe tani, kur përsëri bëjnë krime, po përpiqet të amortizojë dëmin me arrestime spektakolare. LSDM pyet: pse u falen personat e dënuar për tentim vrasje dhe të lidhur me klane të drogës dhe kush e urdhëroi atë? Pse këta kriminelë të rrezikshëm janë kthyer në rrugë dhe jo pas hekurave? Dhe a është kjo pjesë e planit të qeverisë për të mbrojtur kriminelët, ndërkohë që qytetarët ndihen më pak të sigurt çdo ditë?”.

“Presidentja Siljanovska nuk mund të fshihet pas Komisionit për Falje. Ajo është ajo që e ka fjalën e fundit dhe duhet të përgjigjet pse po i liron këta persona dhe nëse kjo rrezikon drejtpërdrejt sigurinë e qytetarëve. Është koha që qeveria të mos mbrojë kriminelët dhe të fillojë të kujdeset realisht për qytetarët”, thuhet në deklaratën e partisë.

LSDM: Arrestimi i të falurit nga presidentja, tentim për të mbuluar skandalin me faljet appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version