LSDM akuzon Ministren e Energjetikës Sanja Bozhinovska, se ndaj kompanisë shtetërore MEPSO ka borxh në vlerë prej  rreth 1 milion euro.

Sipas Metodija Ilievskit nga LSDM kompania që lidhet me ministren Bozhinovska në vitin 2016 dhe 2017 këtë borxh e ka bërë pasi nuk e ka paguar rrymën.

Ilievski tha se kompania, ku pronar dhe bashkëdrejtues ka qenë Bozhinovska, me borxh të akumuluar ndaj shtetit, më pas e ka ndërruar emrin dhe është shndërruar në një tjetër subjekt.

“Imagjinoni, mbi 70 përqind të borxhit të përgjithshëm ndaj MEPSOS në atë kohë e ka bërë vetëm një kompani, ajo e Bozhinovskës….Pas një kohe të caktuar, MEPSO ngrit procedurë për pagesën e borxhit dhe inicion padi ndaj kompanisë së Bozhinovskës. Në vitin 2019 është zbatuar ekspertizë nga eksperti gjyqësor, ku është përcaktuar lartësia e kamatës për kompaninë e Bozhinovskës që I ka borxh MEPSOS. Domethënë 2 vjet e gjysmë Bozhinovska nuk ka haber për pagesë të borxhit ndaj shtetit. Me borxh të akumuluar ndaj shtetit, Bozhinovska e ndërron emrin e kompanisë dhe shndërrohet në një subjekt tjetër, në vend të ENG Servis Trejd, tani quhet Karsz trejd doel Shkup…” , tha Metodija Ilievski, LSDM.

Nga OBRM-PDUKM theksojnë se ky reagim I LSD-së është si pasojë e shqetësimit kaotik për shkak të paralajmërimeve për ndryshime në udhëheqësinë e MEPSOS dhe ESM-së si dhe revizionin e punës së tyre.

“Nuk është problem Sanja Bozhinovska por fakti se LSD dhe BDI, 7 vite kanë mbushur xhepat nga krimi në MEPSO dhe ESM. Konferencat e sotme janë hipokrite, së paku për dy arsye. E para, që kur borxhi I një kompanie është vepër penale? E dyta LSD kishte 7 vite pushtet absolut me BDI-në. Nëse ka pasur krim, atëherë çfarë ka bërë LSD? Është e qartë se LSD-ja është e prekur drejtpërdrejt nga ndryshimet në MEPSO dhe EMV, prandaj janë përfshirë në fushata të rreme dhe të ndyra për të njollosur njerëzit që punojnë me ndershmëri”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Mes partive në pushtet dhe opozitë kohëve të fundit kishte përplasje edhe lidhur me kuadro të tjerë që janë vendosur në krye të institucioneve. / Alsat.mk

LSDM akuzon ministren e Energjetikës se ndaj MEPSO-së ka borxh në vlerë prej rreth 1 milion euro appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version