Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, krahu i Selës, Krenar Lloga tha se takimet me qytetarët do t’i fillojnë nga Shkupi si një kryeqendër dhe kryeqytet që siç tha, për të vazhduar në secilin qytet të shqiptarëve.

Lloga “Daily Click” tha se, do t’i shpalosin pikëpamjet e tyre por presin edhe përgjigje nga qytetarët për t’i bashkërenduar aktivitetet deri kur të bëhet zgjidhje që shqiptarët fitues të jenë pjesë e Qeverisë,

“Në kuadër të aktivitetit që bën ASh-ja për sensibilizimin e faktorit të brendshëm dhe faktorit të jashtëm në lidhje me shkeljen e legjitimitetit nga ana e përfaqësuesve maqedonas, se ato e keqpërdorin të drejtën e numrave që kanë në kuvend për të zgjedhur edhe partnerin e koalicionit te shqiptarët. E nisim nga Shkupi normalisht edhe si kryeqendër edhe si kryeqytet dhe do të jemi në çdo qytet të shqiptarëve në Maqedoni.

Do të japim pikëpamjet tona për situatën dhe so do të dalim nga kjo situatë por normalisht do të marrim edhe feedback prej qytetarëve anëtarësisë sonë të cilët mund të japin ide se si mund t’i bashkërendojmë këto aktivitete deri në sanksionimin ligjor dhe kushtetues që qeverisja në Maqedoni njëherë e përgjithmonë të rregullohet sipas modelit ku shqiptarët fitues duhet të jenë në qeverisje ashtu siç janë maqedonasit fitues”, tha Lloga.

Lloga tha se, me heqjen e përkatësisë etnike në ligjin për evidencat amë por edhe për nëpunës administrativ, e kthen Maqedoninë në pikën zero që siç tha, në vitin 1991.

Lloga tha se, më nuk ka evidenca se sa fëmijë shqiptarë, maqedonas apo të komuniteteve të tjera lindin që sipas tij, Maqedoninë e bën shtet qytetar ku të gjithë janë maqedonas duke krijuar hendek në politikat zhvillimore.

 

Lloga: Nuk ka evidencë se sa fëmijë shqiptarë e sa maqedonas lindin, kjo e bën Maqedoninë shtet qytetar appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version