Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ka nënshkruar kërkesat për ekstradim të Sheval Muaremit dhe Muhamed Çajanit, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.
Kërkesat, siç theksojnë nga atje, pasi të përkthehen do t’i përcillen Ministrisë së Punëve të Jashtme për procesim të mëtejshëm deri te Emiratet e Bashkuara Arabe.
MPB para dy javëve dorëzoi fletarreste ndërkombëtar për Sheval Muaremin.
Fletarrest ndërkombëtare është paraqitur edhe për shtatë persona tjerë, në mesin e të cilit është edhe Çajani./Telegrafi/
Lloga nënshkruan kërkesë për ekstradimin e Sheval Muaremit dhe Muhamed Çajanit appeared first on Telegrafi.