
Krenar Lloga na Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, i është përgjigjur deklaratave të Izet Mexhitit, i cili tha se do të ketë lëvizje të mëdha në brenda Frontit Europian.
Lloga në një postim në Facebook në mënyrë tërthorazi thotë se nuk do të jenë pjesë e Qeverisë së Hristijan Mickoskit.
“Nëse dikush nga njëra palë, ose tjetra, ka parë ëndrrën e gomarit (me ujkun) se: do të na ftojë për të na bërë si vetja dhe për të marrë nga kombëtarizmi dhe morali i fituesit të zgjedhjeve — është mendjelehtë, thënë më butë. ose nëse dikush del për të bërë një “dush patrioti” dhe shfajësimi, dhe në të njëjtën kohë të na parashkruajë me Mickon rrugën tonë — thjesht nuk na ka njohur ose na ka ngatërruar me veten. Kjo qeveri është antishqiptare. Pikë. Ajdeni në një front të përbashkët shqiptarësh”, ka shkruar Lloga.
Ndryshe, Mexhiti nuk potencoi nëse Ziadin Sela do t’i bashkohet VLEN-in, mirëpo shtoi se do të ketë lëvizje të mëdha.
“Ka deklarata se “Fronti Evropian” nuk ekziston më. Këtë e ka deklaruar z.Taravari, pra prej jashtë i dinë punët më mirë se sa brenda frontit. Pra, këtu rregullën e ka thyer z.Ahmeti duke bashkëpunuar me pjesë të VLEN-it apo me Taravarin dhe nëse është kështu loja nuk ka mbaruar dhe pres që të ketë lëvizje më të mëdha”, tha Mexhiti./Telegrafi/
Lloga: Kjo qeveri është anti-shqiptare appeared first on Telegrafi.