Këshilli i Prokurorëve Publik njëzëri ka dhënë mendim pozitiv për kandidatin Ljupço Kocevski për prokuror të ri publik të shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kandidatja Lidija Raiçeviq nuk ka marrë mendim pozitiv nga Këshilli, ndërsa për Fatime Fetain nuk është diskutuar për shkak se nuk ka dorëzuar dokumentacionin e plotë. Kryetarja e Këshillit të Prokurorisë Publike, Dushica Dimitrieska në fillim informoi se dokumentet e Fatime Fetait janë të paplota dhe se Këshilli nuk do ta vë në votim.
Për shpalljen për prokurore të re publike shtetërore janë regjistruar tre kandidatë, Fatime Fetai nga Prokuroria e Lartë Publike Shkup, Lidija Raiçeviq nga Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe Ljupço Kocevski nga Prokuroria Publike e RMV-së.
Këshilli i Prokurorëve në pajtim me dispozitat ligjore i jep mendim pozitiv ose negativ Qeverisë, pas së cilës Qeveria i propozon Kuvendit njërin nga kandidatët që ka marrë mendim pozitiv./Telegrafi/
Ljupço Kocevski ka marrë mendim pozitiv për prokuror të ri publik të shtetit në RMV appeared first on Telegrafi.