Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë Fatmir Limani, sot ka realizuar takim me ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovskin, me të cilin kanë diskutuar për zgjidhjen e problemit me radhë të gjata nëpër pikat kufitare.

Siç njoftojnë nga kabineti i Limanit, në takim me Toshkovskin është vendosur që të sigurohen kushte, që do të mundësojnë pajisjen me mjete që bëjnë regjistrimin e të dhënave në mënyrë elektronike.

“Gjithashtu është vendosur hapja e dy “linjave”, të cilat do të shfrytëzohen vetëm për mërgatën në sezonet e ardhjes së tyre në vendlindje. Trajtimi i mërgatës në mënyrë të veçantë, duke u mundësuar lehtësi në proceduarat e identifikimit. Takime urgjente të organeve ndërkufitare me Kosovën dhe Serbinë, për të zbatuar sistemin e integruar (verifikimi i dokumentacioneve në një pikë të përbashkët), për shmangien e vonesave”.

“Prioritet mbetet pika kufitare e Tabanocit dhe Bllacës, vende të cilat frekuentohen dhe shfrytëzohen nga mërgata në sezone të pushimeve. Me theks të veçantë u trajtua çështja e ndëshkimit të kriminelëve, të cilët sollën shoqërinë në pozitën e braktisjes së vendit nga dëshpërimi”, thuhet në njoftim.

Limani – Toshkovski: Do të hapen linja të veçanta në pikat kufitare që do të shfrytëzohen vetëm nga mërgimtarët appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version