Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, mori pjesë në një panel diskutimi me rastin e fillimit të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore të organizuar nga Agjencitë e OKB-së në vend, me sloganin: “Nuk ka justifikim. : Merrni masa për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave, njoftojnë nga MPPS.
Fillimi i fushatës u shënua me një diskutim të hapur për domethënien e veprimit të përbashkët kundër dhunës me bazë gjinore, pasuar nga shfaqja e videove të shkurtra, si dhe ekspozita e fuqishme artistike“Vragat e qëndresës, zërat e shpresës” nga Martina Spasovska në Muzeun e qytetit të Shkupit.
Ai theksoi se dhuna ndodh në të gjitha pjesët e shoqërisë, në çdo kulturë dhe grup shoqëror dhe është shpërdorim i pushtetit, i cili ka një efekt shkatërrues, fizik, emocional, financiar dhe social tek gratë dhe vajzat. Për fat të keq, shumë gra dhe vajza ende vuajnë në hije, duke mos ditur për të drejtat e tyre dhe ndihmën që mund të marrin nga institucionet dhe organizatat përkatëse.
“Një fjalë e urtë thotë, në vërtetësi realiteti është ndryshe,,! Ky mendim më erdhi në mendje pas shifrave më të fundit për dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje që pasqyrojnë vitin 2024 (janar-shtator), afërsisht kështu: raste të reja të regjistruara 1439 viktima, nga të cilat gra 1040, burra 227 dhe fëmijë 172! Po t’i shtojmë gjithë kësaj edhe numrin e errët të pa raportuar të grave që vuajnë dhunën, i japim vetes të drejtën të vazhdojmë të themi se NUK KA ARSYETIM: TË NDËRMARRIM VEPRIM PËR T’I VËNË FUND DHUNËS NDAJ GRAVE DHE VAJZAVE”, thuhet në njoftim.
Ai theksoi se, sipas legjislacionit kombëtar, institucionet kanë mandat që të ndërmarrin masat dhe mekanizmat e parapara të mbrojtjes, me kompetenca individuale të përcaktuara saktësisht, si dhe detyrimet dhe përgjegjësitë për veprim. Ai iu referua rëndësisë që institucionet të veprojnë me vëmendjen e duhur ndaj interesave dhe nevojave të viktimës në marrjen e masave për parandalimin dhe mbrojtjen e grave viktima të dhunës dhe dhunës në familje.
“Një nga problemet më serioze është mos raportimi i dhunës nga viktimat, që më së shumti është rezultat i mosbesimit në institucione, përkatësisht i mungesës së ndjeshmërisë së zyrtarëve të sektorëve të ndryshëm që veprojnë në rastet e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”, tha Limani./Telegrafi/
Limani: Mos raportimi i dhunës nga viktimat është një nga problemet më serioze, që zakonisht është rezultat i mosbesimit në institucione appeared first on Telegrafi.