Pas deklaratës së Arben Taravarit në PodGo në Telegrafi Maqedoni, se edhe partitë tjera të VLEN-it kanë komunikim me BDI-në, janë kundërpërgjigjur partitë shqiptare pjesmarrëse të VLEN-it, Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike dhe Alternativa, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu
Iftari me Albin Kurtin në Prishtinë, Taravari tregon çfarë biseduan udhëheqësit e VLEN-it

Lëvizja Besa thotë se nuk kanë pasur komunikim me BDI-në që nga themelimi.

“Qytetarët dhe mbështetësit e Lëvizjes BESA e dijnë mirë, se që nga themelimi dhe deri më tani, asnjëherë nuk kemi qenë në komunikim me BDI-në, kur ajo është dashur të shpëtohet nga bëmat e saj, e as këtë herë nuk ka asnjë arsye për të pasur madje edhe kanal komunikimi me të. Nëse do të kishte, do të ishte i hapur dhe para qytetatëve. Ali Ahmeti është fajtori i përveçëm i gjendjes së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe sa më shpejtë që pensionohet politikisht, aq më mirë për të dhe për shqiptarët” thonë mes tjerash nga Besa.

Nga Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit thonë “LD nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lloj bashkëpunimi me një parti të zhytur në korrupsion, ku figura kryesore të saj janë të vendosura në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit për kapjen e gjyqësorit dhe abuzimin me pushtetin. Lëvizja Demokratike distancohet qartë dhe pa ekuivoke nga çdo strukturë politike që e ka shndërruar korrupsionin në mënyrë qeverisjeje dhe shtetin në mjet për pasurim personal” thonë nga LD.

Edhe nga Alternativa thonë po të njejtën “Me qëllim të sqarimit për opinionin, por edhe për të qenë korrekt me organet e strukturat partiake, si edhe me anëtarësinë dhe mbështetësit, deklarojmë publikisht se AlternAtivA nuk ka asnjë komunikim në asnjë nivel dhe në asnjë kanal me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe kryetarin e saj”, thonë mes tjerash nga Alternativa.

Ndryshe, koalicioni shqiptar në pushtet po kalon një krizë, ku arsye e kësaj krize janë listat në zgjedhjet lokale. /Telegrafi/

 

Liderët e VLEN-it kundër Taravarit: Nuk kemi komunikuar me BDI-në appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version